Kuriozitet

Auto-shkollë me Lamborgini

Mund të duket e habitshme që një Lamborgini të jetë në menynë e një Auto-shkolle, duke ditur se vlera e tij sillet diku te 300 mijë euro.

Por ku të mësojnë të ngasin makinën biznesmenët e pasanikët, të cilët kurrë nuk do të vozisin makina të lira apo të vjetra? Një auto-shkollë në Londër ka menduar për këtë.

Kjo “bishë” është parë në rrugët e Londrës, me pamje si të makinave të tjera të auto-shkollës.

Çmimi për të mbajtur orët me të sillet te 22 mijë euro, kështu që natyrisht se do të jetë e arritshme vetëm për pasanikët.