Kuriozitet

Snupi, hero i ditës në Slloveni – shpëton një 13 vjeçar, ngordh vetë

Descriptive Text

Qeni trevjeçar i racës së përzier, Snupi është shpallur hero dite në Slloveni, pasi që e ka shpëtuar një 13-vjeçar në Ravna në veri të Sllovenisë, nga zjarri që kishte kapluar shtëpinë e tij, me ç’rast ka ngordhur vetë.

Flakët e kishin kapluar katin e parë të shtëpisë, ku po flinte njëri nga binjakët 13-vjecarë të familjes Kamenik, në orët e hershme të së premtes.

Por atë e kishte zgjuar qeni duke e kafshuar lehtë, kështu që djaloshi ka arritur të shpëtojë prej tymit të dendur, duke zbritur në përdhëse, prej nga vëllai i tij kishte thirrur zjarrfikësit, ka treguar për kanalin A-kanal, babai i familjes, Aljosha.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vend të ngjarjes brenda 10 minutash dhe e kishin gjetur qenin në dysheme, por ai nuk kishte arritur të shpëtojë, me gjithë ndihmën e ofruar nga veterinarët, ka treguar babai.