Kuriozitet

“Spidermani” francez ngjet pa litar një nga ndërtesat më të larta në Londër, arrestohet

Descriptive Text

Një “alpinist urban” francez, i njohur si Spidermani, është ngjitur pa pajisje sigurie në ndërtesën e njohur si Kulla e Heron, në lagjen Bishopsgate, një nga ndërtesat më të larta të Londrës.

Alain Robert, 56 vjeç, përfundoi ngjitjen 202 metra, për afër 40 minuta, njofton BBC. Policia konfirmoi se ai ishte arrestuar për shkaktim të shqetësimit publik.

Oficeri Karen Baxter tha se “incidenti ka pasur ndikim të konsiderueshëm te policia, shërbimet e tjera emergjente dhe komuniteti lokal”.

“Mbylljet e rrugëve nënkuptonte shqetësim të konsiderueshëm për transportin lokal dhe bizneset, ndërsa stafi i tyre i vendosur në ndërtesë ishin prekur ndjeshëm gjithashtu”, thotë Policia. “Incidenti gjithashtu paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve në dhe përreth Heron Toeer gjatë kësaj kohe”.

Para se të ngjitej Robert kishte deklaruar, “ndihem plotësisht i gjallë kur jeta ime është në rrezik”.

Alpinisti ktheu vëmendjen e tij në rrokaqiejt në mes të viteve 1990 dhe deri ka bërë më shumë se 160 ngjitje, sipas menaxherit të tij.

{gallery}