Kuriozitet

​​​​​​​ Fitohet xhekpoti prej 1.6 miliard dollarësh në llotarinë amerikane

Descriptive Text

Një tiketë e shitur në Karolinën e Jugut në SHBA i ka pasur të gjashtë numrat, duke fituar shumën rekorde prej 1.6 miliard dollarësh, ka bërë të ditur të mërkuren në uebfaqen e saj, llotaria shtetërore amerikane.

Tiketa i ka pasur numrat 5, 28, 62, 65, 70 dhe mega topin me numër 5, që janë tërhequr të martën mbrëma, sipas kohës lokale, transmeton Koha Ditore.

Për shumë ditë, amerikanët kishin pritur në radhë, për të paguar tiketat për këtë shifër rekorde.

Tiketat e “Mega Millions” shiten në 44 shtete amerikane, derisa prej korrikut nuk ka pasur fitues në këtë llotari.