Kuriozitet

Fotografi mahnitëse të krahëve të fluturave

Fotografi Chris Perani së fundmi ka realizuar një set fotografish ndoshta më interesantet në botë.

Ai ka fotografuar krahët e fluturave duke përdorur objektivin makro të fotografive në mënyrë që të arrijë cilësinë sa më të lartë të këtyre fotografive shumëngjyrëshe, transmeton Koha.net.

Perani i ka fotografuar krahët e këtyre fluturave me një mikroskop 10x të ngjitur në një lentë 200 mm.

“Secilin krah të këtyre fluturave i kam fotografuar nga 6 herë, deri sa kam arritur të kap imazhin përfundimtar i cili duket si një lojë ‘puzzle’”, është shprehur fotografi Perani.

{gallery}