Kuriozitet

Uzhupisi-republika më e vogël e botës

Descriptive Text

Banorët e kanë zakon të thonë se nëse e shikoni drejt e në sy Sirenën e Uzhupisit teksa kaloni përgjatë urës së Republikës së vogël, të vetëshpallur të Uzhupisit, në rrethinën e kryeqytetit lituan Vilnius, ka gjasa se nuk do të keni dëshirë të largoheni më që aty, shkruan BBC.

E krijuar më 2002 nga dora e skulptorit Romas Vilčiauskas, figura prej bronzi i mirëpret vizitorët në Republikën e vogël, ndërsa banorët lokalë pretendojnë se është mu fytyra e saj ajo që i joshë turistët nga mbarë globi që të vijnë në këtë vend, përcjell sot Koha Ditore.

I vendosur përbrenda kryeqytetit lituan, Vilnius, Uzhupisi është një prej republikave më të vogla të botës, pasi që kaplon një territor prej më pak se 1 kilometri katror.

Por mos t’ju mashtrojë madhësia – vendi e ka sot presidentin e vet, Qeverinë, Kushtetutën dhe valutën, ndërsa ka në posedim edhe një flotë detare, prej tri apo katër anijesh të vogla (të përdorura kryesisht për qëllime ceremoniale).

Deri para pak kohësh, ka pasur edhe një ushtri të vockël prej 10 shpirt, ama meqenëse Republika ka qëndrime të prera paqedashëse, kësaj force i mbërriti shpejt pensionimi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)