Kuriozitet

Së shpejti përurohet ura më e gjatë në botë, përfshinë edhe tunel nënujor

Një urë gjigante që lidh Hong-Kongun, Macao-n dhe Kinën kontinentale, do të hapet për lëvizjen e mjeteve më 24 tetor, njoftoi sot ministri i Transporteve të Hong Kongut, Frank Chan.

Përurimi i kësaj vepre, e paraqitur nga Pekini si ura në rrugë detare më e gjatë në botë, do të mbahet një ditë më parë më 23 tetor, në qytetin portual të Zhuhait, në Kinën kontinentale, në prani sipas medias të presidentit kinez, Xi Jinping, shkruan ATSH.

Struktura e urës rreth 55 kilometra e gjatë, përfshinë gjithashtu një tunel nënujor, ku u nevojit krijimi i ishujve artificialë, bën të mundur kalimin e grykëderdhjes së Rivierës së Perlave dhe do të lidhë ish-kolonitë britanike dhe portugeze, nëpërmjet qytetit të Zhuhait.

Kantieri faraonik i ndërtimit të kësaj vepre, i cili nisi në vitin 2009, u karakterizua nga vonesa të shumta, tejkalim të kostove, ndjekjeve penale për korrupsion si dhe vdekjes së punëtorëve.