Nëna kapet në kamerë duke braktisur djalin dy-vjeçar

Nëna kapet në kamerë duke braktisur djalin dy-vjeçar

19 tetor 2018 09:49

Një nënë në Texas është kapur nga kamerat e sigurisë duke braktisur djalin e saj para derës së një shtëpie.

Gruaja është incizuar në kamerat e shtëpisë më 17 nëntor në Spring të Texasit.

Ajo po tërhiqte zvarrë djalin të cilin e la para shtëpisë së një familje të panjohur, raporton ABC.

Babai i djalit të vogël jeton në shtëpinë fqinje dhe policia ende nuk ka konfirmuar nëse ish-bashkëshortja e tij kishte ngatërruar shtëpinë me atë të fqinjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme