Kina zbulon planin për të lansuar një “hënë artificiale”

Kina zbulon planin për të lansuar një “hënë artificiale”

18 tetor 2018 13:47

Një qytet në Kinë është duke planifikuar që të lansojë një “hënë artificiale” e cila do të ndriçojë qiejt deri në 80 kilometra përreth.

I ashtuquajturi satelit ndriçues pritet të lansohet mbi qytetin e Chengdu në 2020-ën. Ai , thuhet, se do të ndriçojë tetë herë më shumë se sa hëna reale, transmeton koha.net.

Zyrtarët e këtij qyteti kanë zbuluar disa detaje të këtij projekti, ndërsa thonë se ideja ka ardhur si inspirim nga një artist francez i cili parashikoi një gjerdan me pasqyra të varur mbi tokë.

Do të kompletojë hënën sipas tyre për të ndriçuar qytetin e Chengu’t kur të lansohet në 2020-ën, e potencialisht të zëvendësojë ndriçimin normal të rrugëve.

Hëna artificiale do të mund të kontrollohet për të ndriçuar një zonë nga 10 deri 80 kilometra të gjerë.

Edhe pse kjo mund të duket si e pamundur, kryetari i komunës, Wu Chunfend ka thënë se kjo teknologji ka vite që është duke punuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme