Kuriozitet

Konkurs bukurie miss… macja!

Ankara, 15 tetor – Për promovimin e maceve të Ankarasë dhe të nxitjes së dashurisë ndaj kafshëve, në qytetin turk të Pursaklarit u organizua Festivali Ndërkombëtar i Maceve të Bukura.

Në garën e mbajtur në qendrën e kongresit ”Abdurrahim Karakoc”, morën pjesë rreth 200 mace.

Veterinerët dhe ekspertët botërorë zgjodhën macet më të bukura që pronarët i shfaqën me krenari.

Juria prestigjioze vlerësoi macet bazuar te raca, lloji dhe ngjyra.

Vendin e parë e mori një mace e racës Pamuk, e ndjekur nga një mace e shkurtër britanike e racës Pascal, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit një mace e racës Hercules.

Macet më të suksesshme u shpërblehen me furnizime ushqimore, ndërsa pronarët me udhëtime..