Berberi 107-vjeçar i New Jerseyit

Berberi 107-vjeçar i New Jerseyit

14 tetor 2018 06:30

Anthony Mancinelli e shkund peshqirin e berberit dhe mirëpret myshteriun e radhës në ulësen e një dyqani të vogël “Fantastic Cuts”, një sallon modest i parukerisë në një qendër tregtare jo fort të frekuentuar, rreth një orë vozitje me veturë larg veriut të New York Cityt, përcjell Koha Ditore.

“Hej, mik – njësoj si përherë”, i thotë John O’Rourke Mancinellit, i cili tashmë ka nisur t’ia heqë disa shtresa nga flokët e rregulluar të O’Rourkes, me gërshërët e tij të mprehta. “Nuk e lejoj askënd tjetër që të m’i prek flokët”, thotë 56-vjeçarja O’Rourke, nga Cornwalli i New Yerseyit. “Ky djaloshi m’i ka qethur flokët tash e një shekull”.

Faktikisht, O’Rourke nuk e ka fort gabim në këtë llogaritje. Mancinelli është plot 107 vjeç dhe akoma punon me orar të plotë, duke prerë flokë gjatë pesë ditëve të javës, prej mëngjesit deri në orën tetë të mbrëmjes. Ai ka punuar si berber në dyqane të ndryshme qysh prejse ishte 11 vjeç.

Në vitin 2007, kur ishte pak a shumë 97 vjeç, ai është pranuar në librin e rekordeve “Guinness” si berberi më i moshuar që akoma punon....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme