Shumica e francezëve e konsiderojnë jetën në fshat "më ideale"

Shumica e francezëve e konsiderojnë jetën në fshat "më ideale"

10 tetor 2018 14:15

Paris, 10 tetor – Në bazë të rezultateve të një sondazhi të zbatuar në Francë, rezulton se shumica e qytetarëve janë të mendimit se jeta në fshat është “jeta më ideale” .

Rezultatet e sondazhit të cilin e ka zbatuar instituti francez për hulumtim të opinionit publik (IFOP) flasin se 81 për qind e francezëve janë të mendimit se jeta në fshat është “një jetë ideale”.

Në bazë të të njëjtit sondazh, 19 për qind e të anketuarve kanë thënë se preferojnë jetën në qytet nga shkaku i ekzistencës dhe vendit të punës, ndërsa vetëm pesë për qind janë përgjigjur se refuzojnë të jetojnë në fshat.

Megjithatë, një pjesë e masdhe e francezëve mendojnë se disavantazhet në fushën e shërbimeve publike dhe të biznesit si dhe mundësitë për transport, paraqesin një "pengesë për jetën në fshat".

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 46 për qind e popullsisë franceze mendojnë se jeta rurale sjell me vete probleme të caktuara socio-ekonomike, ndërsa 62 për qind e qytetarëve që jetojnë në fshat besojnë se bëjnë një "jetë cilësore".

Komentet

Shto koment

Të ngjashme