Parisit i mbarojnë vendet në...varreza!

Parisit i mbarojnë vendet në...varreza!

10 tetor 2018 13:10

Paris, 10 tetor – Në Paris, në kryeqytetin që bashkon gjithë fuqinë politike, ekonomike dhe kulturore të vendit, me gati 20% të popullsisë franceze të përqendruar atje, nuk po bëhet problem vetëm strehimi me kosto të tepruara, por edhe mungesa e vendeve në varreza, thekson gazeta më e njohur franceze ‘’Le Monde’’.

”Në 2017 kanë qenë 5 000 kërkesa të refuzuara”, thotë Dhoma Rajonale e Llogarive ”Ile-de-France”, që jep alarmin.

Në vitet e ardhshme, pritet një rritje e vdekshmërisë për shkak të një popullsie të plakur dhe organet kompetente janë të shqetësuara për mungesën e parashikimit dhe rritjen e kërkesës.

”Parizianët janë qytetarët e vetëm që nuk mund të imagjinojnë të varrosen në qytetin e tyre, pasi ndarja e vendeve bëhet në mënyrë të errët’’, theksoi Eric Asieren, president i grupimit ”MoDem”.

Vitin e kaluar, 4 948 parisianë përfunduan në gjashtë varreza të periferive, ndërsa autoritetet po kërkojnë si zgjidhje kufizimin e koncesioneve të përjetshme të varrezave, që kanë arritur çmime të tepruara dhe bllokojnë qasjen te vdekjet e reja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme