Kuriozitet

Spiegel: Ronaldo pagoi 375 mijë dollarë për të heshtur gruan që e akuzon për dhunim

Raportohet se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka paguar dëmshpërblim 375.000 dollarë për të mbajtur të heshtur një grua, e cila thotë të jetë dhunuar nga portugezi.

Skandali thuhet të ketë ndodhur në natën ndërmjet 12 dhe 13 qershorit 2009 në Las Vegas, ndërsa është zbuluar në kuadër të projektit “Futboll Liks”.

Lajmin ekskluziv e ka publikuar gazeta gjermane “Spiegel”, e cila kishte pasur qasje në dokumentet e “Futboll Liks”, të cilat zbulojnë anët e errëta në botën e futbollit, sidomos klubeve, ndërsa tash edhe lojtarëve dhe atë të njërit nga lojtarët më të mirë të botës.

Ylli i Realit është gjetur në qendër të skandalit dhe për shkak se, siç thuhet, i ka paguar 375.000 dollarë për të heshtur një gruaje të panjohur nga SHBA-të, e cila e ka akuzuar për dhunë seksuale, transmeton kp.

Image

E tëra ka ndodhur në një apartament të një hoteli në Las Vegas, ku Ronaldo ndodhej së bashku me të vëllanë dhe kushërinjtë.

Sipas të dhënave që posedon “Spiegel”, marrëveshja për dëmshpërblim ishte arritur jashtë rrugës gjyqësore më 12 janar 2010, ndërsa Cristiano ishte përfaqësuar nga avokati i tij Carlo Osorio de Castro.

Me nënshkrimin e dokumenteve, femra e përmendur, e cila gjatë kohës së sulmit seksual ishte e moshës 20-vjeçare, pranoi të tërhiqte të gjitha akuzat kundër yllit të Realit.