Lopa befason pushuesit në Ulqin

Lopa befason pushuesit në Ulqin

21 shtator 2018 17:07

Një lopë e ngordhur, ka befasuar pushuesit në plazhën e vogël në Ulqin teksa ka dalë papritmas nga uji rreth 50 metra larg bregut.

Një lexuese e Koha.net ka dërguar disa fotografi, ku shihen edhe ndihmësit me barka, tek kanë shkuar ta nxjerrin nga uji.

Lexuesja ka thënë se pushuesit janë habitur kur e kanë parë lopën në mesin e njerëzve që po laheshin, por lopa e cila tashmë ka ngordhur, është larguar nga aty.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme