Edimburg, 21 shtator – Quhet Jocelyn Bell Burnell, fituesja e astrofizikës së çmimit ”Breakthrough Prize”, i konsideruar si ”Oscar i shkencës” dhe që vlen më shumë se tre milionë dollarë, transmeton atsh shkrimin e gazetës italiane ”Il Messaggero”.
Nuk do të kishte asgjë të çuditshme, nëse se ky çmim do t’i ishte dhënë asaj për një zbulim të vitit 1968.
Burnell zbuloi pulsarin e parë në histori, një yll neutronesh, me një teleskop të bërë së bashku me mbikëqyrësin e saj në Universitetin e Kembrixhit, profesor Antony Hewish.
Çuditërisht, në vitin 1974 komiteti i Nobelit vendosi të shpërblejë Hewish për zbulimin, pavarësisht se nuk mori pjesë në identifikimin e yllit.
Por sot, më shumë se 50 vjet pas zbulimit të saj, është vënë në vend drejtësia.
Jocelyn Bell Burnell mori njohjen që meritonte, por vendosi të mos mbajë sasinë e madhe të parave të fituara.
Burnell, e cila tani është drejtoreshë e Universitetit të Dandit, tha në një intervistë me BBC se donte të përdorte tre milionë dollarët për të krijuar bursa për gratë dhe pakicat etnike, që synojnë të ndjekin rrugën e shkencës.
-
21 shtator 2018 17:26
-
Shpërndaje në: