Kuriozitet

Këmbana më e madhe në botë e prodhuar në Poloni është gati për t’u nisur për Brazil

Descriptive Text

Këmbana më e madhe në botë, e cila peshon 55 ton, e prodhuar posaçërisht në Poloni për Bazilikën e Atit Hyjnor të Përjetshëm në Trindade, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi në Brazil, u prezantua të enjten e parë në Krakovë, ish-kryeqendrën mbretërore të Polonisë.

“Kjo ka qenë sfida më e madhe për uzinën tonë të shkrirjes pasi përgatitjet dhe testet zgjatën pothuajse katër vjet”, u shpreh për median pronari i saj Piotr Olszewski, duke pranuar se prova e parë kishte qenë e pasuksesshme.

Forma nuk ka mbajtur dhe më pas u shfaqën plasaritje dhe të çara të vogla gjatë procesit të derdhjes së metalit.

Metali është një bashkim 78% me material bakri dhe 22% kallaji. Na u deshën t’ia nisnim gjithçka nga e para, por përpjekja e dytë u kurorëzua me sukses, përcjell ATA.

I gjithë procesi u krye në Krakovë në një uzinë shkrirjeje e cila iu dedikua veçanërisht këtij projekti .