Kuriozitet

Sekretari amerikan i mbrojtjes e zë të papërgatitur protokollin në Maqedoni

Ka dështuar protokolli i Maqedonisë gjatë pritjes së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James N.Mattis.

Ai është pritur me fshesë teksa zbriste nga aeroplani, raporton Alsat.

Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti zyrtarët maqedonas duke vrapuar për ta pritur.