Arsyet pse njerëzit bëhen supersticiozë

Arsyet pse njerëzit bëhen supersticiozë

14 shtator 2018 13:29

Sipas përkufizimeve, supersticiozë janë ata njerëz që besojnë në diçka që nuk bazohet në ndonjë logjikë, ata besojnë nga injoranca, frika e të panjohurës, besimi në magji, ose nga ndonjë koncept i rremë. E thënë më thjeshtë një besim që është në kundërshtim me shkencën.

Shumë njerëz kanë frikë nga e premtja e 13-të, disa trokasin me dru për të shmangur fatkeqësi, ndërsa të tjerë kanë frikë macen e zezë.

Supersticonet janë një mekanizëm qetësues për njerëzit, prandaj dhe kanë një besim të madh ndaj tyre.

Vetëm sepse nuk iu ndodhi gjë kur nuk e ndërprenë rrugën për një mace të zezë, ata qetësohen duke menduar se në gjëra të tilla duhet të besojnë.

Një farë mënyre duket sikur vetë njerëzit tundojnë fatin, dhe rezultati mund të jetë ose i mirë, ose i keq, sepse keni bërë me dashje diçka që njerëzit ju kanë thënë mos ta bëni.

Evolucioni mund të jetë gjithashtu pjesë e kësaj loje, sepse shumë kohë më parë njerëzit nga fenomenet natyrore, parashikonin ngjarje. Për shembull, nëse era do të fishkëllente, luanët po afroheshin.

Veç supersicioneve që parashikojnë fat të keq, ka dhe nga ata që parashikojnë fat të mirë, për shembull një monedhë me fat, një byzylyk i bukur besimi etj.

Në studiues ka thënë që edhe në një lojë golfi, njëra anë e topit është me fat, ndërsa tjetra jo.

Paragjykimi, sipas studimeve i ndihmon njerëzit të performojnë më mirë në disa detyra njohëse, lojëra kujtese apo detyra fizike.

Prandaj shkoni dhe vendosni një byzylyk fati, sepse disa gjëra mjaft të çuditshme do të ndodhin të premten e 13.

Komentet

Agroni (Ferizaj)17/09/2018 13:44

Krijesa Njerezore me se Shumti ka Frike nga e Panjohura qe eshte e Padukshme.

Shto koment

Të ngjashme