Kuriozitet

Viti 2019, fundi i ndryshimit të orës në vendet e BE-së

Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullativës së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore, që është duke u zbatuar aktualisht

Komisioni i Bashkimi Evropian (KE), propozoi që t'i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.

Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019 nuk do të zbatojnë orën verore e dimërore dhe do të kalojnë në një llogari të vetme. Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.

Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE).

Në 28 shtete anëtare të BE-së me rregulloren e bërë në vitin 1981, çdo vit e diela e fundit të muajit mars akrepat janë shtyrë një orë përpara, ndërsa të dielën e fundit të tetorit akrepat një orë pas.

PE në muajt e kaluar kishte pranuar vendimin që parasheh t'i jepet fund ndryshimit të orës në mbarë BE-në.

Në sondazhin e bërë nga KE, në datat 4 korrik-16 gusht për orën verore kishin marrë pjesë 4,6 milionë persona. 84 për qind të qytetarëve ishin kundër llogaritjes së ndryshme për verën dhe dimrin.