Ekzoplaneti më i afërt me tokën mund të jetë i "banueshëm"

Ekzoplaneti më i afërt me tokën mund të jetë i "banueshëm"

13 shtator 2018 12:47

Ekzoplaneti më i afërt me tokën "Proxima Centauri b" ka kushte të favorshme për jetesë, sipas një ekzaminim.

Sipas lajmit të LiveScience, transmeton AA, shkencëtarët të cilët kanë përdorur një simulim kompjuterik të ngjashëm me ato që hulumton ndryshimet klimatike në tokë, arritën deri në përfundim se në "Proxima Centauri b" të zbuluar në vitin 2016, mund të gjenden sasi të mëdha të ujit në sipërfaqen e tij në kushte të ndryshme, me çka mund të jetë e banuar nga organizmat e gjalla.

Shkencëtarët zhvilluan simulime të 18 skenarëve të ndryshëm në planet, ndërsa në çdo punim të modelit u arrit në rezultatin se të paktën disa pjesë të sipërfaqes së saj ishin të mbuluara me oqeane të hapura.

Shkencëtari planetar nga Instituti i Studimeve Hapësinore Goddard i agjencisë hapësinore amerikane NASA, Anthony Del Genio, tregoi se simulimet kanë vënë në dukje se mundësia e jetesës në planetë janë të larta.

Proxima Centauri, ylli xhuxh i Proxima Centauri b, gjendet në largësi prej 4,2 vite dritë nga dielli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme