Kuriozitet

Pas Neptunit fshihet planeti Nibiru

Astronomët tani janë të bindur se ka planet shtesë në sistemin tonë diellor, por është e vështirë të vëzhgohet për shkak të largësisë së madhe.

Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë vënë përpara teoritë se ka planet të nëntë, i cila do të ishte i dhjeti sikur Plutoni të mos numërohej më planet në sistemin tonë diellor.

Mendohet se ky planet, i quajtur Planet 9, është 10 herë më i madh se Toka dhe është në largësi 20 herë sa largësia ndërmjet Diellit dhe Neptunit - planeti më i largët në sistemin diellor.

Megjithëse ekzistenca e Planetit 9 ende nuk është provuar zyrtarisht, studiuesit me famë dyshojnë se ekziston një planet i madh i fshehur në skajin më të largët të sistemit tonë diellor, sipas mediave botërore.

Nëse ky planet është atje, atëherë mund të shpjegohet se pse sistemi diellor është disi jashtë balancës. Në shumicën e sistemeve të yjeve, planetët përreth priren të rrotullohen sipas nikoqirit të tyre. Megjithatë, në sistemin tonë diellor, planetët janë në një kënd prej 6 gradë nga aksi i tyre.

Megjithëse hulumtuesit tani janë më se të sigurt se Planeti 9 ekziston, do të ishte e pamundur ta zbulosh atë në momentin duke përdorur teleskopët ekzistues.

Në sistemin tonë diellor, ka edhe një numër karakteristikash të tjera të çuditshme që mund të shpjegohet nga Planeti 9.