Kuriozitet

Mësohet qyteti që ka 10 mijë miliarderë, tejkalon New Yorkun

Falë Hong Kongut dhe Kinës, Azia ka shënuar rritjen më të madhe midis më të pasurve. Hong Kong ka tejkaluar zyrtarisht New Yorkun nga numri i njerëzve më të pasur në botë, raporton CNN.

Në Hong Kong ka rreth 10,000 miliarderë ndërsa në New York rreth 9,000 miliarderë, transmeton ksp.

Ndër dhjetë qytetet me banorët më të pasur në botë janë Tokio, Los Anxhelos, Londra dhe Parisi. New Yorku ka mbajtur vendin e parë për nga numri i miliarderëve që nga viti 2011.

Sipas disa vlerësimeve të tjera, Kina tani ka më shumë miliarderë sesa SHBA. Megjithatë, ndryshimet mund të vijnë këtë vit, veçanërisht pas luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe borxhit të madh financiar.

Image