Burrat e Kosovës shtrëngojnë duart me gratë e BE-së

Burrat e Kosovës shtrëngojnë duart me gratë e BE-së

07 shtator 2018 10:00

Gjashtë burra të Kosovës të prirë nga presidenti Hashim Thaçi janë pritur sot në Bruksel nga katër gra me në krye Federica Mogherinin që përfaqësojnë Bashkimin Evropian në dialogun me Serbinë.

Thaçi përkrah ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe asistentëve Bekim Çollaku, Blerim Shala dhe Bernard Nikajt u takua me Mogherinin që ishte e rrethuar me bashkëpunëtore të saja, transmeton Koha.net.

Kjo është vazhdimësi e përfaqësimit të Kosovës nga burrat në Bruksel, pasi më 18 korrik ministrja e Integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha, u la në shtëpi, për t’ia liruar vendin Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, “Bacit” Behgjet Pacolli, Fatmir Limajt dhe Dardan Gashit, që të takoheshin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Mogherninin.

Më 18 korrik, presidenti Hashim Thaçi u mundua ta prezantojë delegacionin si grup e familje, derisa Veseli e thërriste Pacollin me “Bac Bac Bac” për ta bërë një foto burrash me Moghernin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme