Fisi do të vrasë djalin me 24 gishta, magjistari i tha se do pasurohen

Fisi do të vrasë djalin me 24 gishta, magjistari i tha se do pasurohen

05 shtator 2018 11:00

Prindërit e një 12-vjeçari të lindur me 12 gishta të dorës dhe 12 të këmbës i kanë bërë thirrje policisë për të mbrojtur djalin nga sakrifikimi i të afërmve të tij lakmitarë.

Sipas agjencisë aziatike ANI, djali i quajtur Shivanandan, nga fshati Gurri në rrethin e Barabankit të Uttar Pradesh, po përballet me kërcënime për jetën nga vetë familja e tij për shkak të “çrregullimit” në trup, transmeton Shqip.

Prindërit e tij u cituan duke thënë se të afërmit e tyre po kërkojnë t’i japin fund jetës së fëmijës pasi një magjistar u tha atyre se nëse sakrifikonin djalin do t’u garantohej një jetë plot me pasuri.

“Ne e kemi ndaluar që të shkojë në shkollë. Ne gjithashtu kemi kërkuar ndihmë nga policia”, tha babai i tij.

Polici i rangut të lartë Umashankar Singh tha se policia kishte marrë një ankesë dhe se ai personalisht do ta hetonte çështjen.

“Unë do të kryej një hetim të drejtë për çështjen dhe nuk do të lejoj që ai të qëndrojë i privuar nga arsimi. Ai është financiarisht i dobët, kështu që shpenzimet e tij arsimore do t’i paguaj unë”, tha oficeri, sipas API.

Lajmi nxiti protestë në mesin e publikut, me disa që kërkuan që magjistari i supozuar të dënohet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme