Kuriozitet

Kështu duket tërmeti 5.9 ballësh i fuqishëm nën ujë

Shumica nga ne e dimë se si është kur një tërmet ndodh në tokë, bota trandet, por çfarë ndodh kur një tërmet ndodh e gjendeni nën ujë? Falë një videoje të bërë gjatë një tërmeti mund të shihet kjo.

Një tërmet i fort 5.9 ballësh ka goditur Filipinet këtë të shtunë, si pjesë e një serie tërmetesh që kanë goditur tokën gjatë vikendit, përfshirë edhe Kosovën, transmeton koha.net.

Zhytësi Jan Raul Rodriguez ishte nën ujë duke filmuar shtratin e detit gjatë njërit të tërmeteve.

Ai ka postuar videon në facebook, ku ka shkruar “Si e ndieni tërmetin 5.7 ballësh nën ujë??”.

Aty shihet në sekondat e para një zhytje normale, por papritur shtrati i detit duket sikur lëkundet e rëra fillon të ngrihet lartë nga të gjitha anët.