Kuriozitet

“Lufta” Turqi-SHBA: TRT-ja nuk do të shfaqë më filma amerikanë me kaubojë

Stacioni televiziv shtetëror i Turqisë, TRT, nuk do të shfaqë më filma amerikanë me kaubojë.

Vendimi ka lidhje me krizën aktuale midis SHBA dhe Turqisë, thonë mediat turke.

SHBA-ja ka kërkuar lirimin e qytetarëve që mbahen të burgosur në Turqi, përfshirë pastorin ungjillor Andrew Brunson dhe kanë vendosur sanksione ndaj dy diplomatëve turq dhe tarifa për importet e metaleve nga Turqia, shkruan BW.

Turqia është kundërpërgjigjur me masa të ngjashme.

Lira turke pati një rënie të ndjeshme javët e fundit si rezultat i kësaj situate.

“Filmat me kaubojë do të zëvendësohen nga produksione vendase të mbështetura nga Ministria e Kulturës”, raportojnë mediat lokale.