Kuriozitet

Autoritetet në Rumani vrasin një ari që hëngri një dhi e hyri në një shkollë

Descriptive Text

Autoritetet rumune vranë një ari pasi hëngri një dhi dhe pastaj hyri në një shkollë në rrethin rumun Hargit.

Ariu u shfaq herët në mëngjes në një qytet në rrethin Hargit, duke frikësuar banorët, raporton AP.

Shkolla ishte e zbrazët për shkak të pushimeve verore dhe zyrtari lokal Sandor Petres tha se ariu sulmoi një dhi të një fshatari.

“Ne nuk mundëm ta shpëtonim atë”, tha ai.

Autoritetet arritën të mbanin ariun në zonën e largët dhe e vranë.

Në Rumani vlerësohet të jenë rreth 6 mijë arinj.