Kuriozitet

Zogu “rrëzon” një aeroplan ushtarak në Suedi

Aeroplani luftarak “Saab JAS 39 Gripen” u rrëzua sot në jug të Suedisë, pasi zogu u ndesh me fluturaken, njoftoi ushtria suedeze.

Piloti ishte i katapultuar në mënyrë të sigurt dhe u transferua në një spital afër për të kontrolluar shëndetin e tij.

Aeroplani është rrëzuar pranë Karlskronës – 160 kilometra në lindje të Malmos, qytetit të tretë më të madh në Suedi.