Kuriozitet

Plaçkiten anijet nga Lufta e Dytë Botërore

Descriptive Text

Britania e Madhe njofton se do të bashkëpunojë me Indonezinë dhe Malajzinë për të konfirmuar pohimet se mbetjet e katër anijeve luftarake nga Lufta e Dytë Botërore janë plaçkitur nga piratët.

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Williamson, tha se është shumë i shqetësuar për shkak të këtyre pohimeve dhe se Londra zyrtare do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet e Indonezisë dhe Malajzisë me qëllim të ndriçimit të këtyre fakteve të ndërlidhura me rastin.