Kuriozitet

Ministrja shkon me biçikletë në spital për të lindur

Ministrja për Gratë e Zelandës së Re ka udhëtuar në spital për të lindur fëmijën e saj të parë në javën e 42 –të me biçikletë.

Julie Genter nga Partisë e Gjelbër shkoi me biçikletë për të lindur për shkak se “nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në veturë”.

Ajo ka postuar fotografi në Instagram të saj dhe partnerit të saj duke shijuar udhëtimin “e bukur të dielën në mëngjes”.

Genter, 42 javë shtatzënë, tha se rruga për në spital “ishte pothuajse tatëpjetë”.

“Një mëngjes i bukur për udhëtim me biçikletë, drejt spitalit, për sjelljen në jetë të kësaj bebeje”, shkroi ajo në Instagram, transmeton Koha.net.

“Erdhi momenti, më uroni fat! (Partneri im dhe unë erdhëm me biçikletë sepse s’kishte hapësirë të mjaftueshme në veturë për stafin mbështetës... por po ashtu më dha disponim shumë të mirë)”, theksoi ajo.

Në qershor, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u bë udhëheqësja e dytë botërore për lindje në detyrë. Të dyja, ajo dhe Genter lindën në spitalin publik të qytetit Auckland.

Genter, 38 vjeçe, është avokate e njohur dhe e pasionuar pas çiklizmit.