Kuriozitet

Gjyshet me mision në kufi

Një muaj pasi presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi ligjin për bashkimin e familjeve të ndara në kufi, një grup i të ashtuquajturave “gjyshe” kanë nisur të udhëtojnë nëpër krejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpresë që të ndihmojnë prindërit dhe fëmijët e ndarë.

Hapi i fundit i udhëtimit të tyre ishte i shkurtër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk kërkohen shumë hapa për të kaluar urën që bashkon Brownswillen e Teksasit dhe Matamoresin e Meksikës. Aty duhej të kalonin edhe nëpër procedurën e shkurtër të kontrollit kufitar.

Por për anëtaret e “Reagimi i gjysheve”, ose “Abuelas Responden”, metrat e fundit të këtij rrugëtimi shënonin kulmin e një udhëtimi të gjatë prej një javësh prej rreth tre mijë kilometrash, të nxitur nga politika të reja të ashpra të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupi, që më fort preferon të njihen si “gjyshet”, ka udhëtuar nga qyteti njujorkez deri në qytezën kufitare McAllen në Teksas, duke sfiduar kështu politikat amerikane. Vepra e tyre ngërthen në bosht të vetin alarmin për “rënien e vlerave elementare njerëzore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)