Kuriozitet

Rrufeja rrëzoi urën, ajo mbyti edhe anëtarët e një ekipi futbolli

Së paku 38 persona kanë vdekur në shembjen e urës në Gjenova e dëshmitarë pohojnë se rënia e rrufesë ka bërë të shkatërrohet konstruksioni i saj.

kjo vërtetohet, nuk do të ishte hera e parë që rrufeja të jetë “fajtore” për vdekjen e një numri të madh njerëzish, transmeton Koha.net.

Ka shumë shembuj kur rrufeja drejtpërdrejt ka vrarë shumë persona, e, siç përkujtojnë medie të huaja, tri rast janë më bindëset.

Në vitin 1998 rrufeja në Kongo kishte mbytur gjithë ekipin e futbollit. Gjatë ndeshjes ndërmjet Bene Tshadi dhe mysafirëve Basanga në Republikën Demokratike të Kongos, të gjithë anëtarë e ekipit, 11 sish, vdiqën pas goditjes nga rrufeja e cila ekipin tjetër e la të palënduar.

Të pakën 14 veta vdiqën e 140 sish u lënduan gjatë rënies së rrufesë në kishën përplot me njerëz në Kigali të Ruandës.

Në vitin 1999 rrufeja kishte lënduar të gjithë anëtarët e ekipit të futbollit amerikan.