Kuriozitet

Gjatë transmetimit të lajmeve, raporton edhe vdekjen e burrit të saj

Supreet Kaur nga agjencia e lajmeve IBC 24 në Indi, po jepte lajmet e mbrëmjes teksa në qetësi raporton edhe për vdekjen e burrit të saj në një aksident.

Stafi i saj e lajmëruan vetëm pak çaste para se ajo të fillonte të jepte lajmet, ndërkohë që ata lidhen live përmes telefonit nga vendi i ngjarjes, përcjell Koha.net.

Megjithatë, edhe në video duket se ajo ruajti mirë qetësinë dhe u mirëmbajt nga ky lajm i hidhur që po jepte për burrin e saj.

Qëndrimi i saj dhe imazhi që shfaqi para publikut, më pas u përfol shumë duke e shquar për profesionalizëm dhe trimëri.