Kuriozitet

Mbreti i kafshëve feston në Londër

​Më 10 gusht është Dita Botërore e Luanit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet filluan herët, kur luanët aziatikë gjetën topa të mëdhenj shumë-ngjyrësh në territorin e tyre.

Luanët aziatikë që dikur gjallonin nga Turqia deri në Indinë lindore, tani janë specie e rrezikuar.

Por, në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet tregojnë se ata mbeten Mbretërit e Botës së Kafshëve.

Luani është simbol tradicional në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është përdorë në shtëpinë e Normandisë në Francë si stemë mbretërore. Mbreti Henry II i Anglisë e ka përdorë mburojën me luan. Mbreti Richard u thirr Zemra e luanit dhe kishte stemën e parë luanin me tri koka.

{gallery}