“Snapchat dysmorphia”, fenomeni i ri shqetësues ku njerëzit dëshirojnë të duken si selfitë e filtruara të tyre

“Snapchat dysmorphia”, fenomeni i ri shqetësues ku njerëzit dëshirojnë të duken si selfitë e filtruara të tyre

09 gusht 2018 15:23

Filtrat Instagram e Snapchat janë fotografitë më popullore tani për tani, të cilat ofrojnë standarde joreale të bukurisë e që mund t’i shtyjnë njerëzit të ndihen të palumtur me mënyrën se si ata duken në jetën reale.

Kjo doli pas tre hulumtimeve të Universitetit të Bostonit, i cili nuk është një studim por një përmbledhje e hulumtimeve dhe studimeve të industrisë, transmeton koha.net.

‘Dysmorphia’ e trupit, është një sëmundje mendore ku njerëzit janë të shqetësuar me mënyrën se si ata duken por jo që është ashtu vërtet, e autorët e këtij hulumtimi kanë shkruar se filtrat e Snapchatit e Instagramit janë “duke i ndryshuar perceptimet e njerëzve rreth bukurisë në mbarë botën”, transmeton koha.net.

Ata në mënyrë specifike kanë cekur se “Snapchat dysmorphia”, e cila karakterizon pacientët e kirurgjisë plastike, të cilët më nuk dëshirojnë të duken si të famshmit por më shumë si selfit me filtra të tyre me “buzë të trasha, sy të mëdhenj e hunda të holla”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme