Portali satirik padit Kryeministren se e ngatërroi Podgoricën me Prishtinën

Portali satirik padit Kryeministren se e ngatërroi Podgoricën me Prishtinën

08 gusht 2018 12:31

Ueb-faqja satirike rumune, “Times New Roman” (TNR), ka njoftuar se do të padis kryeministren e vendit, Viorica Dancila, për dëmtim të imazhit të Rumanisë, raporton G4media.ro.

TNR po kërkon 1 RON (valuta rumune: 1 RON = 0.22 Euro) dëmshpërblim. Ky veprim vjen si hakmarrje ndaj padisë që ka bërë Dancila ndaj këtij portali duke kërkuar 100,000 Euro dëmshpërblim pasi kishte publikuar një artikull satirik të cilën e quajti “të trashë nga mendja”, transmeton Koha.net.

Njoftimi u bë nga kryeredaktori i portalit, Calin Petrar. “Pas episodit Prishtinë – Podgoricë (njoftim i redaksisë: gjatë një vizite në Mal të Zi, Kryeministrja rumune e ngatërroi kryeqytetin e Podgoricës me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën), të ndikuar nga logjika dhe këshilla e avokatit tim, Radu Sora, kam vendosur po ashtu që ta padis Viorica Dancilan”, ka thënë Petrar.

Sipas tij, Kryeministrja rumune e ka dëmtuar imazhin e vendit për 10 vjet. E për dallim, artikulli ka qëndruar në ueb-faqe vetëm dy ditë.

“Kjo po ndodh kur Viorica Dancila po kërkon nga unë dhe kolegët e mi në ‘Times New Roman’ 100,000 Euro sepse e kemi quajtur ‘të trashë nga mendtë’ në një artikull. Dua të sqaroj se nuk kam dashur të hyjë në një konflikt të këtillë; është thjesht një reagim ndaj kërkesës absurde të Viorica Dancilas. Nuk është vetëm revoltuese, por krejtësisht kafkeske (referuar autorit Franz Kafka) që Viorica Dancila të kërkojë nga unë 100,000 Euro për një artikull që ka qëndruar online vetëm dy ditë, ndërsa ajo po e dëmton imazhin tim si rumune që nga 21 janari i vitit 2009, si Deputete, ndërsa nga 29 janari i vitit 2018, si Kryeministre e Rumanisë”, ka thënë Calin Petrar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme