Kuriozitet

55-vjeçarja nuk lejon hajnat t’ia vjedhin veturën

Ky është momenti kur një grua trimëreshë nuk ka lejuar t’ia vjedhin veturën dy persona të maskuar.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shihet ajo duke sulmuar të maskuarit me çantën e dorës në një rast që ka ndodhur para shtëpisë së saj në Birmingham.

Ajo arrin ta shpëtojë veturën e saj Audi Q3 në momentin kur edhe një fqinj i vjen në ndihmë.