Kuriozitet

Gratë në Egjipt sfidojnë normat shoqërore duke praktikuar “Parkourin”

Një grup i grave në Egjipt janë mbledhur në parqe të braktisura në Cairo një herë në javë, për t’u ngjitur mureve dhe kërcyer në mënyrë akrobatike në disiplinën e njohur si Parkour, përderisa sfidojnë edhe normat konservative shoqërore.

I themeluar në Francë në vitet 1980 si “Arti i Zhvendosjes” dhe më vonë duke u emëruar sipas fjalës franceze “parcours (gara e artë e rrugës)”. Parkour përfshin vrapin, ngjitjen, hedhjen nga lartësi të ndryshme, rrotullimin në mënyrë akrobatike rreth ndërtesave dhe terrene të ndryshme, transmeton Koha.net.

Reuters shkruan se gratë kanë stërvitur çdo javë në gjashtë muajt e fundit me synimin për të formuar ekipin e parë profesional të Parkourit në Egjipt.

Të premten dhjetë gra morën pjesë në stërvitje, që fokusin kryesor e pati në ndërtimin e forcës së sipërme të trupit dhe metodat e ndryshme se si duhet t’i qasen mjedisit.

Turmat kurioze, të mësuar me gratë që kanë profil të ulët në Egjipt, shpesh grumbullohen për të parë stërvitjen, ndonjëherë duke bërë fotografi dhe xhirime. Megjithatë, gratë vazhdojnë stërvitjen të papenguara, duke këmbëngulur se asnjë sport nuk është ekskluziv për burrat.

“Është normale që njerëzit nuk e kanë pranuar, pasi nuk ishin të mësuar me të. Ata nuk e kanë pranuar idenë se gratë mund të merren me sport, e t’i lënë vetëm në rrugë”, është shprehur Zayneb Helal, një nga sportistet.

Është e pazakontë që gratë të luajnë një sport të tillë në rrugët e Egjiptit.

Të udhëhequr nga trajneri, Mohamed Omran, gratë bëjnë stërvitje të vështira duke u ngjitur në pengesa, duke bërë ulje të sakta pas kërcimit, përderisa vëzhgojnë mundësitë ndërtesat rreth tyre iu ofrojnë.

“gratë tani po stërviten dhe më shumë gra kanë filluar të vijnë”, shprehet Omran. “Derisa sporti po përhapet është rritur edhe pranueshmëria që gratë të stërvitin dhe nuk është e pazakontë më për gratë që të kenë një ekip dhe të stërviten”.

Vitin e kaluar Britania është bërë vendi i parë që e ka njohur si sport Parkourin.

{gallery}