Kuriozitet

7 prilli ndër vite

Descriptive Text

7 prilli është dita e 97-të në kalendarin Gregorian. Vitin e kaluar kjo ditë shënoi në ditën e enjte, këtë vit në ditën e premte.

Më poshtë do të lexoni disa ngjarje që ndodhën po këtë ditë nëpër vite të ndryshme, përcjell Koha.net.

1348 - Universiteti i Karolit u themelua në Pragë.

1805 - Shfaqet për herë të parë Simfonia e 3-të e Beethowenit (Eroica) në teatrin e Vjenës nën drejtimin e tij.

1827 - Kimisti anglez John Walker shpiku kutinë e shkrepëses prej druri. 1939 - Shqipëria sulmohet nga Italia.

1943- Holokausti në Ukrainë, ku gjermanët urdhëruan 1,100 hebrenj të zhvishen dhe të marshojnë nëpër qytet ku atje u qëlluan dhe u varrosën nëpër kanale.

1946 - KF Partizani luan ndeshjen e parë në historinë e tij.

1948 – U themelua Organizata Botërore e Shëndetësisë nga Kombet e Bashkuara.

1954 - Kanali Walb Tv 10 fillon transmetimin në Albany Georgia

1955- Winston Churchill dha dorëheqje si kryeministër i Britanisë së Madhe.

1978- Presidenti Jimmy Cartet anuloi zhvillimin e bombës neutron.

2011 - Atifete Jahjaga, zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës.