Kuriozitet

Fshatarët për hakmarrje vrasin 292 krokodilë në Indonezi

Fshatarë të një fshati në provincën West Papua të Indonezisë të armatosur me çekanë e sëpata, kanë masakruar 292 krokodilë, si shenjë hakmarrje për vrasjen e një personi nga një krokodil.

Në fotografitë e publikuara nga agjencia e lajmeve Antara shihen një grumbull i krokodilëve të vrarë.

Kryetari i Agjencisë për ruajtjen e burimeve natyrore në West Papua ka thënë se viktima 48-vjeçare kishte hyrë në një fermë krokodilësh për të mbledhur bari për kafshët e tij, transmeton Koha.net.

“Një punëtor ka dëgjuar një zë që kërkonte ndihmë dhe e ka parë se një krokodil po e sulmonte”, ka thënë Basar Manullang.

Pas varrosjes së 48-vjeçarit, fqinjët e tij kanë hyrë në fermë dhe i kanë vrarë të gjithë krokodilët.

Manullang ka thënë se ferma ishte krijuar në vitin 2013 dhe asnjëherë nuk janë shqetësuar nga krokodilët.

“Krokodilët janë krijesa të Zotit dhe duhet ruajtur”, ka thënë ai.

Image