Kuriozitet

Aktrimin e Neymarit e bëjnë edhe tenistët në Wimbledon

Shfaqjet teatrale të Neymarit më nuk janë vetëm për futbollistët. Reagimi i yllit brazilian kur një lojtar e shkeli në këmbë, mori vëmendje të madhe.

Prej atij momenti, Neymari është bërë i famshëm si aktor i keq, duke shtyrë njerëzit që të krijojnë sfidën e ashtuquajtur #NeymarChallenge.

Kjo sfidë ka shtyrë njerëzit që të imitojnë reagimet e Neymarit. Një aktrim i tillë është bërë edhe nga tenistët në një duel në çifte në Wimbledon.

Jonas Bjorkman goditet me top nga partneri i tij Todd Woodbridge.

Bjorkman ishte mirë dhe të gjithë shikuesit qeshën me incidentin e tij. Sidoqoftë, pak sekonda më vonë suedezi vendosi të bënte edhe më shumë shaka duke u shtir si i lënduar, ngjashëm me rrëzimet dhe reagimet e Neymarit.