Kuriozitet

Policia befasohet nga shoferi që voziste pa timon

Policia ndaloi një veturë për kontrollin e zakonshëm, por zyrtarët policorë kanë mbetur të shtangur kur kanë parë se shoferi po voziste veturën pa timon dhe pa karrige.

Shoferi i veturës që dyshohet të jetë Peugeot 206 – ishte i ulur në një kove plastike ndërsa në vend të timonit kishte një parë dara, transmeton Koha.net.

Ky rast ka ndodhur në King’s Lynn të Norfolkut në Britani të Madhe dhe policia ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë shtangur nga ajo që kanë parë.

“Po kjo veturë ishte në lëvizje nëpër rrugë dhe shoferi ishte i ulur në një kove dhe po e drejtonte veturën me një parë dara”, ka shkruar policia e Norfolkut në Twitter.

Image

Image