Kuriozitet

Zbulohet fosili 237 milionë vjeçarë

Zbulohet në Argjentinë fosili i një prej gjigandëve të parë të parahistorisë së planetit tonë. Ka jetuar rreth 237 milionë vjet më parë, në periudhën Triasike dhe ishte kushëri i largët i titanosaurve, ndër kafshët më të mëdha që kanë shkelur ndonjëherë mbi Tokë. Paleontologët e kanë pagëzuar me emrin latin Ingentia Prima, që do të thotë Gjiganti i Parë.

Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit Kombëtar të Argjentinës në San Juan dhe është botuar në revistën “Natyre”, “Ecologji” dhe “Evolucion”, bën të ditur abcnews.

Sipas tyre, kjo kafshë jetonte në rajonet juglindore të kontinentit antik Pangea, në territorin aktual të Argjentinës, dhe kishte një aparat të frymëmarrjes të ngjashëm me atë të zogjve. Mendohet se peshonin deri në 90 ton. Fosili i gjetur do të ndihmojë paleontologët të kuptojnë më mirë evolucionin dhe etapat e tij.