Fëmija poliglot i braktisur nga prindërit shpëtimtar në shpellën e Tajlandës

Fëmija poliglot i braktisur nga prindërit shpëtimtar në shpellën e Tajlandës

12 korrik 2018 09:32

Heroi 14 vjeçar i braktisur nga prindërit e që tani flet 5 gjuhë ka luajtur rol kyç për shpëtimin e të ngujuarve në Tailandë.

Një djalë i lindur në Myanmar i shpëtuar nga ‘kafazi Thai’ së bashku me shokët e ekipit të tij të futbollit e trajnerit të tyre gjatë kësaj jave, është duke u cilësuar si hero për rolin e tij si komunikuesi i vetëm me zhytësit britanikë, shkruan sot Koha Ditore.

14 vjeçari Abul Sam-on, i cili zotëron shumë mirë gjuhën angleze, ishte në gjendje që të flasë për grupin e 12 fëmijëve të tjerë e trajnerin 25 vjeçar dhe ai ka luajtur një rol kyç në shpëtimin e ekipit pasi ata kanë qenë të ngujuar në shpellë për më shumë se 2 javë.

Shpëtimi i tyre ka përfunduar në fund gjatë të së martës kur u shpëtuan katër fëmijët e fundit e trajneri.

Aftësitë e anglishtes së Adul’it janë mahnitëse, pasi ai është nga një shtet ku më pak se një e treta e popullatës e flet këtë gjuhë.

Adul u dëgjua në një video e cila u shfaq pothuajse në të gjithë botën, duke i pyetur zhytësit “çfarë dite është sot?” e duke ju treguar atyre se grupi ishte i uritur.

 

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme