Kuriozitet

Zjarrfikësit kroatë lënë penaltinë e Rakitiqit pa e shikuar, duhej intervenuar

Përderisa Ivan Rakitiq po bëhej gati që të ekzekutonte penaltinë e fitores ndaj Rusisë, zjarrfikësit kroatë u detyruan të mos e shikonin.

The Sun shkruan se ata duhej të intervenonin në një rast urgjent, përderisa ishin duke pritur që Rakitiq të gjuante nga penaltia, që çoi Kroacinë në gjysmëfinale të Botërorit, transmeton Koha.net.

“Wow! Zjarrfikësit kroatë ishin duke pritur që ta shihnin Ivan Rakitiqin duke gjuajtur penaltinë e fitores, por detyra thërret. Profesionistë të vërtetë”, shkruan The Sun, që ka postuar një video nga ky moment.