Vidhet breshka sapo del në breg të Orikumit, policia e gjen në kohë rekord

Vidhet breshka sapo del në breg të Orikumit, policia e gjen në kohë rekord

11 korrik 2018 13:31

Një breshkë është vjedhur sot në Orikum, sapo ka dalë nga deti, raporton Shqiptarja. Kanë qenë disa persona që lëviznin me një makinë me targë 7392b, që kanë marrë breshkën dhe janë larguar. Pushuesin kanë parë gjithë skemën dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit është vënë në lëvizje urgjente dhe ka arritur të gjejë në kohë rekord kafshën. Një fenomen i tillë duhet dënuar, ashtu si në vende të ndryshme të botës, që dënohet me ligj dhe askush nuk guxon të bëjë diçka të tillë.

Megjithatë, është për t’u vlerësuar sensibilizimi i qytetarëve në mbrojtje të kafshëve. Lajmi për vjedhjen e breshkës është bërë i ditur nga gazetari Fatos Mahmutaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, madje ka fiksuar dhe targën e makinës që ka marrë kafshën.

“Beni diçka urgjent. Kjo breshke sapo doli ne Orikum dhe u vodh nga nje makine me targe 7392b. Beni diçka te ndalohen hajdutet. Percilljani policise se Vlores. Urgjent”, ka shkruar gazetari Fatos Mahmutaj.

Gjithashtu, skema është parë dhe nga gazetarja Aurora Allushaj, e cila tregon si ndodhi ngjarja.

“Breshka doli ne bregun e plazhit te Orikumit, kur disa persona e moren dhe futen ne nje mjet me synimin per ta shitur. Ishin qytetaret ata qe reaguan dhe njoftuan policine, e cila u vu ne levizje deri sa u gjet AMFIBI. Ajo tani ndodhet ne nje qender rehabilitimi ne Orikum nen kujdesin e specialisteve”, ka thënë gazetarja Aurora Allushaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme