Kuriozitet

Gjakovari që pretendon të futet në Guinness me mozaikun e Rita Orës

Descriptive Text

Alkent Pozheku nga Gjakova është në punën finale për të sjellë një mozaik të Rita Orës.

Pozheku ka treguar për Koha.net se një mozaik i kësaj kategorie ekziston në Gjermani i cili ka dimensione 272 m2, ndërkaq ai synon ta bëjë një me dimensione edhe më të mëdha, e më këtë ai pretendon të futet në Guinness.

Për realizimin e këtij mozaiku ai së bashku me disa shokë të tij të cilët do t’i ndihmojnë, do të përdorin fara të ndryshme si grurë, misër, fara luledielli dhe fasule.

Në mozaik do të jetë i shkruar emri dhe mbiemri i Rita Orës.

Pozheku pretendon ta përfundojë mozaikun brenda dy ditësh, më 15 dhe 16 maj në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.