Kuriozitet

Diamanti i rrallë shitet në Hong Kong për 66.7 milionë euro

Një diamant rozë, me peshë 12 gram, është shitur 66.7 milionë euro. Shitja u bë në një ankand në Hong Kong, duke shënuar një vlerë rekord për diamantet dhe bizhuteritë.

66.7 milionë euro për këtë diamant 12 gramësh. Njihet si “ylli rozë” dhe konsiderohet si një prej thesareve natyrorë më të çmuar të botës.

Pikërisht ky diamant i rrallë theu rekord botëror për çmimin e shitjes të martën në shtëpinë e ankandeve Sothebi's në Hong Kong. Drejtuesja e ankandit tha se kjo shitje i dha një vlerë të veçantë edhe Hong Kongut, duke provuar se ishte një qendër ndërkombëtare tregtie.

Bëhet fjalë për një diamant tepër të vlerësuar, pasi tre vite më parë po i njëjti diamant ishte shitur me një vlerë edhe më të lartë, 78 milionë euro, në zyrat e po të njejtës fimrë ankandesh në Gjenevë. Por biznesi i diamantëve që e bleu, falimentoi. Ndaj dhe Sothebi’s anulloi blerjen duke u detyruar ta rinxjerrë në ankand.

Diamanti rozë thyen rekordin e mëparshëm që e mbante “Oppenheimer Blue” i shitur për 54 milionë euro.