Macet në Australi mbysin më shumë se një milion reptilë në ditë

Macet në Australi mbysin më shumë se një milion reptilë në ditë

25 qershor 2018 13:25

Macet endacake në Australi mbysin më shumë se një milion zvarranikë brenda një dite dhe ekzistenca e shumë prej tyre është rrezikuar, theksohet në një studim shkencor të publikuar.

Që kur arritën në Australi, para dy shekujsh bashkë me kolonët e parë europianë, macet kanë zhdukur shumë lloje gjallesash. Përpjeka që macet të sterilizohen dhe të zvogëlohet numri i tyre, nuk ka pasur efekt të dëshiruar transmeton Koha.net.

Shkencëtarë nga universiteti Charles Darvin,studimin e bënë duke u bazuar në kampionët e 10 mijë stomakëve të mbledhura nëpër gjithë vendin.

“Çdo mace, brenda vitit, mbyt, të paktën 225 reptilë. Disa mace hanë sasi astronomike reptilësh. Ka pasur shumë shembuj macesh që kanë ngrënë nga disa reptilë e rekordin e ka një mace në stomakun e të cilës kemi gjetur 40 zvarranikë të ndryshëm”, ka thënë drejtori i studimit John Voinarski.

Ai ka shtuar se macet australiane hanë me ë shumë zvarritës se ato nga Amerika ose Europa.

Sipas studimit ë publikuar në revistën Wildlife Research,viktima të maceve janë 250 lloje të ndryshme zvarranikësh përfshirë edhe gjarpërinj.

Nga 250 llopje të tilla reptilësh, 11 sish janë të rrezikuar.

Marrë para sysh edhe viktimat nga mace te shtëpive, në Australi çdo ditë e pësojnë rreth 650 milionë zvarranikë.

Në Australi janë 1 milion mace endacake. Ato mendohet të jenë shkak edhe i vdekjes së shumë gjitarëve.

Po ky ekipi ka konstatuar se macet në Australi brenda vitit mbysin më shumë 1 milion zogj.

Qeveria ka ndarë 20 milionë euro për financimin e projekteve të luftës kundër ndikimit të maceve endacake në jenë kafshëve të egra.

Një organizatë për mbrojtjen e mjedisit dëshiro që në shkretëtirë të ndërtojë një rajon 9.400 hektarë pa mace të rrethuar me gardh elektrik të gjatë 44 kilometra.

Ky rajon pastaj do të rritej në 100 mijë hektarë dhe aty do të vendoseshin speciet që janë në rrezik nga macet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme